Zyrtare/ Prezantimi bëhet në mënyrën më të veçantë, Juventusi huazon Xhakomo Vrioni në ekipin e ri

Xhakomo Vrioni është huazuar zyrtarisht në ekipin e ri teksa do të jetë pjesë e ËSG Tirol. Këta të fundit gjenden në elitën e futbollit austriak dhe në sezonin e shkuar renditeshin mes ekipeve më të mira. Ylli kryesor i Tirol ishte një tjetër huazim i mbërritur nga Juventusi, danezi Nikolai Baden Frederiksen, që përfundoi kohën në Austri dhe i duhej të largohej.

Për të mbulur këtë hapësirë ka ardhur edhe Xhakomo Vrioni, që nga ana tjetër fiton më shumë minuta në futbollin “burrëror”, për të mos ngelur vetëm tek të rinjtë. Prezantimi i ardhur nga Tirol është shumë i veçantë teksa pasi mbushet kutia në 100% për të zbuluar sulmuesin shqiptar, në sfond dëgjohet komenti në një gol të realizuar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *