“Në disko dhe të shihja Anglinë”, Grealish tregon variantin nëse nuk do ishte futbollist: Diku në Ibiza ose Tenerife

Jack Grealish ka vëmendjen e momentit te Anglia e Southgate. Pasi shpërtheu me fanellën e Aston Villës meritoi edhe fanellën e Kombëtares, ndërsa po arrin që të lërë gjurmë edhe në këtë drejtim. Një lojtar ky që tregon se është edhe shumë supersticioz, teksa nuk i ngre asnjëherë getat mbi gjurin. “Është e qartë që getat duhet të ngjiten deri në gju. Por në një vit ato u prishën disi në momentin që u lanë dhe nuk mund të ngjiteshin mbi gju. Në atë kohë unë po luaja shumë mirë dhe u bëra supersticioz që atëherë”, tha Grealish.

A do të lyente muret si babai i tij nëse nuk do të ishte futbollist? “Jo, nuk do e ndiqja atë rrugë. Do të isha promovues i diskove në Ibiza ose Tenerife. Do t’i prezantoja njerëzit me të gjithë klubet e diskot. Do të udhëtoja kudo për të parë Anglina, të isha në pub dhe gjëra të ngjashme. Jam thjesht një djalë normal i rritur me futboll”, tha Grealish. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online