Arijanet Muriçi është larguar përfundimisht nga Manchester City. Portieri i përfaqësueses së Kosovës ka firmosur një kontratë 4-vjeçare për Burnley-n, i cili do të garojë në Championship sezonin e ri. 23-vjeçari do të jetë nën urdhërat e ish-kapitenit të Manchester City-t, Vincent Kompany-së, i cili ka folur me fjalë pozitive për Muriçin.
“Ne jemi të kënaqur që mirëpresim Arijanetin në skuadër, ai është një lojtar që ka bërë përparim të madh gjatë viteve të fundit dhe ne shpresojmë që ai të mund ta vazhdojë edhe këtu në Burnley. Ai është një portier i gjatë dhe i fortë me shumë cilësi. Kjo do të jetë një shtesë e mirë për ekipin tonë të portierëve”, ka thënë Vincent Kompany./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Vincent Kompany has further strengthened his side ahead of the 2022/23 season with the signing of Arijanet Muric on a four-year deal from Manchester City, for an undisclosed fee ?#WelcomeMuric
— Burnley FC (@BurnleyOfficial) July 22, 2022