Zyrtare/ Pezullohen drejtuesit e Juventusit, dënimi për bardhezinjtë godet edhe… Tottenham-in

Prokuroria e Federata Italiane e Futbollit ka dhënë verdiktin përfundimtar në lidhje me hetimin e ngritur për Juventusit. Klubi bardhezi ka deklaruar paga të rreme dhe ka regjistruar vlera të dyshimta në transferime, duke shkaktuar reagimin e institucioneve sportive në Itali. Përpos heqjes së 15 pikëve në renditje, dënimi ka prekur edhe kupolën drejtuese të klubit më të trofeshëm në Itali.

Kështu Agnelli dhe Arrivabene janë pezulluar për 2 vite, Nedved për 8 muaj dhe Cherubini për 1.4 vite. Ndërkohë çështja e Juventusit godet edhe Tottenham-in. Drejtori sportiv i klubit anglez, Fabio Paratici, është pezulluar për 2.5 vite, duke qenë se në periudhën për të cilën janë kryer shkeljet ligjore nga Juventusi, ka shërbyer në postin e drejtorit sportiv te “Zonja e Vjetër“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online