Zyrtare/ Përvoja në Turqi zgjati vetëm 6 muaj, drejtori sportiv shqiptar lagrohet nga detyra

Zyrtare/ Përvoja në Turqi zgjati vetëm 6 muaj, drejtori sportiv shqiptar lagrohet nga detyraNderim Nexhipi nuk do të ushtrojë më gjatë rolin e drejtorit sportiv në klubin Manisa. Këta të fundit kanë njoftuar sot përmes faqes së tyre zyrtare në “Facebook” se ka ndërprerë bashkëpunimin me Nexhipin. Përvoja e drejtorit sportiv shqiptar në Ligën e Parë turke zgjati vetëm 6 muaj.

“Ne kemi ndarë rrugët me mirëkuptim të dyanshëm me drejtorin tonë teknik, Osman, Ozkoylu-në, dhe drejtorin tonë sportiv, Nderim Nexhipin. I falenderojmë Osman Ozkoylu-në dhe Nderim Rexhepin për shërbimet e tyre në klubin tonë dhe i urojmë atyre suksese në karrierën e tyre të ardhshme”, ka komunikuar klubi Manisa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *