Zyrtare/ Partizani prezanton zëvendësuesin e Skukës, sulmuesi shqiptar vishet i kuq pas përvojës në Hungari

Partizani ka zyrtarizuar sot një tjetër afrim në merkaton e dimrit. Të kuqtë kanë gjetur zëvendësuesin e Xhuliano Skukës, i cili u transferua te Metz-i në Francë. Remzifaik Selmani është veshur i kuq dhe ka firmosur një kontratë që e mban të lidhur me Partizanin deri në vitin 2025. Njoftimi është bërë përmes faqes zyrtare të “demave të kuq“ në “Facebook“.

“Sulmuesi 25-vjeçar, i kuq deri në 2025-n. Partizani me kënaqësi zyrtarizon afrimin e Remzifaik Selmanit. Sulmuesi është përforcimi më i fundit në këtë sesion të merkatos. 25 vjeçari nga Tetova bashkohet me të kuqtë pas aventurës në Hungari te ekipi Mez?kövesd. Në karrierën e tij Selmani është aktivizuar edhe me hungarezët e Ujpeshtit, Shkëndijën e Tetovës, Renovën në Maqedoninë e Veriut dhe Llapin në Kosovë“, ka njoftuar klubi Partizani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *