Zyrtare/ Partizani njofton transferimin e Zekiçit, prezanton trajnerin e ri të skuadrës

Klubi Partizani ka zyrtarizuar sot transferimin e Zoran Zekiçit. Përmes faqes zyrtare në “Facebook“, kampionët e “Abissnet Superiore“-s kanë bërë me dije se trajneri kroat do të drejtojë Osijekun. Ndërkohë stoli i të kuqve i është besuar drejtorit sportiv aktual, Arbër Abilaliajt.

“Klubi i Partizanit njofton arritjen e marëveshjes me NK Osijek për transferimin e trajnerit Zoran Zeki?. Tekniku kroat për shkak të arsyeve familjare ka kërkuar të vazhdojë profesionin afër familjes së tij dhe Klubi i Partizanit pas dakordësisë me klubin kroat lejoi transferimin e Zeki? te NK Osijek. Falenderojmë trajnerin Zoran Zeki? për kontributin e tij në drejtimin e stolit të kuq dhe i urojmë suksese në karrierë.

Në drejtimin e skuadrës do të vazhdojë stafi teknik i kryesuar nga Drejtori Sportiv Arbër Abilaliaj mbështetur nga Mario Kui?, Renaldo Kalari, Kushtrim Voka dhe Marko Matijevi?”, ka komunikuar klubi Partizani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online