Zyrtare/ Partizani i zgjidh problemin e linjës së majtë të mbrojtjes Mehmetit, firmos me mbrojtësin maqedonas

Partizani ka plotësuar dëshirën e Dritan Mehmetit për një mbrojtës të majtë. Trajneri i “demave të kuq“ bëri me dije pak ditë më parë se ka vështirësi në gjetjen e një lojtari që të plotësojë linjën e majtë të mbrojtjes. Por drejtuesit këtë herë duhet se e kanë gjetur zgjidhjen e problemit. Klubi kryeqytetas njofton përmes faqes zyrtare në “Facebook“ se ka gjetur marrëveshjen me David Atanaskoskin për të firmosur një kontratë 1+1.

“FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me lojtarin David Atanaskoski. Mbrojtësi i majtë bashkohet me të kuqtë pas eksperiencave të fundit te Shakter Karaganti në Kazakistan dhe Makedonija Gjorce Petrov. 25 vjeçari nga Maqedonia e Veriut ka nënshkruar me Partizanin një kontratë një vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon dhe menjëherë do ti bashkohet skuadrës në Slloveni”, shkruhet në njoftimin e klubit Partizani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *