Zyrtare/ Nuk zgjat shumë pushimi, Ramadani prezantohet te klubi i ri pas largimit nga Egnatia

Zekirija Ramadani nuk është vonuar aspak për të gjetur klub të ri. Pak ditë pasi i dha lamtumirën Egnatias, trajneri 44-vjeçar zyrtarizohet në klubin e ri. Bëhet fjalë për ekip e Gjianit. Janë vetë këta të fundit që kanë njoftuar tifozët përmes faqes zyrtare në “Facebook” se Ramadani do të jetë trajneri i tyre për dy sezonet ardhshm.

“Sport Club Gjilani me kënaqësi komunikon angazhimin e trajnerit Zekirija Ramadani. Drejtuesit dhe tekniku 44-vjeçar kanë gjetur akordin për kontratë dy vjeçare, me opsion për zgjatje të bashkëpunimit. Ramadani vjen me një eksperiencë të pasur nga drejtimi i shumë klubeve dhe shumë trofeve të fituar, ndër të tjerash si tri herë kampion i Kosovës me tri skuadra të ndryshme.

Të gjithë në SC Gjilani urojnë shefin e ri të shtabit teknik, duke i dëshiruar shumë sukses në periudhën që pason, duke nisur nga garat ndërkombëtare. SC Gjilani po ashtu njofton se gjatë ditëve në vijim do të ju informoj edhe për më të rejat në kampin kuq & bardh”, shkruhet në njoftimin e klubit./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *