Andi Zeqiri është tashmë zyrtarisht te klubi i Brighton dhe do të luajë në Premier Ligë. Lajmin e ka bërë të ditur fillimisht “Supersport”, e cila deklaron se babai e ka konfirmuar këtë tratativë menjëherë pas përfundimit të vizitave mjekësore. Zeqiri ka firmosuar një kontratë 4 vjeçare dhe do t’i bashkohet menjëherë skuadrës.
Andi Zeqiri lindi në Loizanë të Zvicrës, aty ku u rrit dhe u zhvillua si lojtar. Vitin e kaluar ai ndihmoi skuadrën me të njëjtin emër për tu ngjitur në ligën elitare, ku dhe shënoi 22 gola. Më parë futbollisti ka qenë aktivizuar tek të rinjtë e Juventusit, por pamundur të plotësojë ëndrrën e tij.
Futbollisti 21-vjeçar u përfol se u bind për të zgjedhur Kosovën, por kjo u mohua kategorikisht nga drejtori i ekipeve kombëtare të Zvicrës. Ky i fundit u shpreh se kishin biseduar me Zeqirin dhe kishin marrë konfirmimin se do të vazhdojë me helvetët. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
? Mood… #BHAFC ??? pic.twitter.com/hVTkU2gPuI
— Brighton & Hove Albion (@OfficialBHAFC) October 1, 2020