Zyrtare/ Nuk mbarojnë “dhuratat“ për Gegën, Kukësi prezanton ish-lojtarin e Antaliasporit

Kukësi vazhdon të surprizojë në merkato. “Dhuratat” për Skënder Gegën këtë verë nuk kanë të mbaruar, teksa verilindorët zyrtarizojnë goditjen e radhës. Këtë herë bëhet fjalë për një mbrojtës, Kenan Horic. Ky i fundit më parë ka qenë pjesë e ekipeve si Domzhale apo edhe turqve të Antaliasporit deri 2 vite më parë, ndërsa fanella e fundit që ka veshur ka qenë ajo e Selltik Zenica.

Futbollisti 30-vjeçar do i bashkohet menjëherë grupit tjetër të skuadrës në Tropojë për të zhvilluar përgatitjet për ndeshjen e radhës kundër Slavias së Sofies. Kukësi nuk ka ndërmend të mbyllë shpejt ëndrrën europiane, prandaj emrat e afruar së fundi janë një tregues se verilindorët dëshirojnë të shkojnë sa më larg në këto kualifikuese./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *