Zyrtare/ Nuk kanë të mbaruar largimet te Vllaznia, mesfushori i jep fund me kuqeblutë

Te Vllaznia nuk kanë fund largimet. Pas Latifit, Zogoviçit, Markut, Gurishtës, apo Jonuzit, Arsid Kruja është lojtari i radhës që i jep fund bashkëpunimit me kuqeblutë. Zyrtarizimi ka ardhur nga vetë klubi Vllaznia përmes faqes zyrtare në “Facebook”.

“Pas 4 vitesh bashkëpunimi, mbyllet rrugëtimi i përbashkët me futbollistin Arsid Kruja. KF Vllaznia e falenderon për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve, shoqëruar edhe me fitimin e dy trofeve të Kupës së Shqipërisë dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme”, ka njoftuar klubi Vllaznia./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *