Zyrtare/ Nuk ka marrëveshje me Partizanin, por Mazrekaj kthehet në Superiore

Ish-lojtari i Partizanit, Mentor Mazrekaj do të luajë me Laçin sezonin e ardhshëm. Pas disa aventurave në Kosovë, Mentori do të rikthehet të luajë në Superligën shqiptare me kurbinasit. Lajmin e ka konfirmuar vetë lojtari në rrjetin social Instagram, duke u hedhur poshtë mundësia e kthimit të Partizanit edhe pse u telefonua nga presidenti Demi.

“Nga dita e sotme kam firmosur kontratën me skuadrën e Laçit. Falënderoj familjen bardhezi dhe presidentin Pashk Laska për këtë mundësi për të ritreguar aftesitë e mia.”- ishte postimi i Mentor Mazrekaj.

Gazeta “Olle” ishte shprehur më herët se Gaz Demi e kishte kërkuar lojtarin, për tu rikthyer tek klubi i kuq, megjithatë një marrëveshje nuk u arrit kurrë dhe tashmë lojtari është gati për sezonin e ri tek Laçi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online