Noruiç Siti ka marrë sot fitoren e parë në kampionat, ku ka mundur Brentfordin me rezultatin 2-1. Pas një serie negative me plot 10 ndeshje pa triumfuar në Premier Ligë, fitorja e sotme pritej të ishte një moment feste për skuadrën dhe stafin teknik. Por për këta të fundit nuk ka rezultuar kështu.
Klubi anglez nuk e ka lënë trajnerin dhe stafin e tij ta shijonin si duhej fitoren e tyre të parë në kampionat për këtë sezon, teksa nuk kanë vonuar shumë për të njoftuar shkarkimin. Daniel Farke nuk do të jetë më trajneri i Milot Rashicës, teksa Noruiçi do të njoftojë në ditët në vijim për kreun e ri të pankinës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/