Zyrtare/ Një prodhim i akademisë së Partizanit nën urdhërat e Dajës, të kuqtë prezantojnë sulmuesin 23-vjeçar

Partizani vijon të mbetet aktiv në merkato. Të kuqtë e kryeqytetit kanë prezantuar ditën e sotme një tjetër afrim në skuadër. Një prodhim i akademisë rikthehet përsëri në “shtëpi“ dhe do të jetë nën urdhërat e Ilir Dajës për sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për Griseld Likën, i cili tashmë ka firmosur për Partizanin pas eksperiencës së fundit në Kosovë në radhët e Arbërisë.

“Zyrtare, Griseld Lika rikthehet në shtëpi. FK Partizani zyrtarizon sot arritjen e marrëveshjes me Griseld Likën. 23 vjeçari i cili luan si sulmues i majtë ka nënshkruar për një vit me të kuqtë. Lika është një produkt i Akademisë së Partizanit dhe bashkohet me skuadrën pas eksperiencës së fundit në kampionatin kosovar te KF Arbëria. Në kampionatin shqiptar Lika ka qenë pjesë edhe e Dinamos, Korabit, Luftëtarit dhe Bylis“, njofton klubi i Partizanit përmes faqes së vetë zyrtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online