Zyrtare/ Një konkurent i ri për Brojën, sulmuesi i La Ligas firmos për 8 vite në “Stamford Bridge”

Jo vetëm largime, Chelsea ka prezantuar mbrëmjen e sotme afrimin më të ri në skuadër. Një sulmues i ri mbërrin në “Stamford Bridge”, duke e shtuar kështu konkurencën për Armando Brojën në majën e sulmit. Bëhet fjalë për Nicolas Jackson-in.

Futbollisti 22-vjeçar ishte pjesë e Villareal-it në La Liga, ku spikati me golat e shënuar për “nëndetësen e verdhë”. Chelsea pagoi 37 milionë euro për kartonin e senegalezit, i cili ka firmosur një kontratë 8-vjeçare me blutë e Londrës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *