Gafa që ka bërë portieri Sherri ndaj Tiranës, i ka kushtuar shumë Vllaznisë dhe vetë gardianit. Shkodranët humbën me rezultatin 0-1 pas një gjuajtje nga distanca e Kobina që mund të evitohej nga portieri kundërshtar.
Por kjo nuk ndodhi dhe në kampin e shkodranëve ishin të dëshpëruar. Menjëherë ka ardhur edhe ndërhyrje për këtë aspekt, duke sjellë portierin maqedonas Adreja Efremov. Zyrtarizimi ka ardhur nga vetë faqja zyrtare e klubit, me Sherrin që ndien presionin e gabimeve. /Sport Ekspres/
Njoftimi i plotë
KF Vllaznia bën të ditur se prej disa ditësh ka arritur marrëveshjen dhe ka firmosur kontratë edhe me portierin maqedonas Adreja Efremov. Mbrëmjen e së premtes portieri në fjalë është bërë pjesë e listës së federimit të ekipit “B” dhe sipas rregulloreve përkatëse të FSHF-së, do të jetë në dispozicion të stafit teknik të ekipeve tona për ndeshjet e ardhshme.
KF Vllaznia i uron mirëseardhjen portierit Andreja Efremov dhe shpresojmë që ai të bëjë më të mirën për ngjyrat kuqeblu.