Viti 2022 nis me një ndryshim në kupolën drejtuese për Southampton-in. Zërat e përhapur në mediat angleze janë konfirmuar edhe nga vetë klubi. “Shenjtorët” kanë zyrtarizuar se Sport Republic ka blerë aksionet e tyre. “Një epokë e re. Ne konfirmojmë se Sport Republic ka përmbushur blerjen e aksioneve kontrolluese në Southampton F.C.“, shkruan klubi britanik.
Sport Republic është një kompani me eksperiencë të madhe në sport dhe argëtim, ndërsa presidenti i saj është miliarderi serb, Dragan Solak. Në “St Mary” tashmë priten afrime të reja për të përforcuar klubin, që këtë sezon po lu.fton për mbijetesë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
A new era at #SaintsFC ?
We can confirm that Sport Republic has completed the acquisition of a controlling stake in Southampton Football Club.
— Southampton FC (@SouthamptonFC) January 4, 2022