E FUNDIT/ Një asist për Armando Brojën vjen nga Gjermania, zyrtarizohet ekipi i ri për Timo Werner që i largohet Chelsea

Timo Werner nuk do të jetë më pjesë e Chelsea. Tanimë vendimi ka ardhur në formë zyrtare nga klubi i Leipzig. Këta të fundit kanë njoftuar me bujë të madhe rikthimin e sulmuesit gjerman që do të ngrinin me aq bujë përpara disa vitesh.

Megjithatë kalimi i Werner te Chelsea nuk dha efektin që pritej pas mundësive të pafundme që humbiste ky lojtar para portierëve kundërshtarë. Leipzig ka njoftuar ardhjen e këtij sulmuesi dhe njëkohësisht i japin një asist të madh Armando Brojës te Chelsea, duke i hequr edhe një tjetër konkurrent. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *