Zyrtare/ Një 33-vjeçar për stolin e Luftëtarit, Jovanoviç nis aventurën e parë si trajner

Luftëtari ka zyrtarizuar ditën e sotme timonierin e ekipit për sezonin e ardhshëm. Një 33-vjeçar do të ulet për herë të parë në stolin e trajnerit. Bëhet fjalë për Markos Jovanoviç, i cili më parë ka punuar si ndihmës i trajnerit Milinkoviç në Superiore. Ndëkohë kjo do të jetë eksperienca e tij e parë si kryetrajner. Milinkoviç do të ketë punojë për objektivin e vetëm të skuadrës gjirokastrite, rikthimin përsëri në elitë.

“Markos Jovanoviç zyrtarisht trajneri i ri i FC Luftëtarit. Klubi i Futbollit Luftëtari njofton se trajneri i ri i skuadrës, do të jetë Markos Jovanoviç, i cili do të drejtojë skuadrën në sezonin 2020- 2021. Kjo është e para eksperiencë që do të jetë si trajner i parë, pasi më herët ka qenë vetëm ndihmës dhe zv.trajner i Milinkoviçit në sezonin 2016 – 2017. Trajneri 33 vjeçar do të nis projektin për realizimin e objektivave në Kategorinë e Parë dhe kupën e Shqipërisë”, njofton klubi i Luftëtarit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *