Saliou Guindo është larguar nga “Abissnet Superiore”. Sulmuesi nga Mali nuk është rikthyer në Laç, por ka udhëtuar drejt Tel-Avivit për të firmosur me skuadrën e re. Ish-futbollisti i kurbinasve do të jetë lojtari i ri i Maccabi Petah Tikva-s. Është vetë klubi në fjalë ai që ka zyrtarizuar marrëveshjen përmes faqes zyrtare në “Facebook”. Guindo ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me ekipin që këtë sezon luan në elitën e futbollit izraelit.
“Mirë se vjen! Jemi të lumtur të njoftojmë afrimin e sulmuesit Saliou Guindo. Guindo është një lojtar i ekipit kombëtar të Malit. Ai ka shënuar 57 gola në tre sezonet e fundit dhe ka firmosur për dy vite me ekipin tonë. Guindondo të jetë lojtari i katërt i huaj për ne”, ka njoftuar klubi Maccabi Petah Tikva./Halit Delibashi-Sport Ekspres/