Erezni tashmë është zyrtarisht me trajner të ri dhe drejtimin e shijakasve do ta marrë Nevil Dede. Sport Ekspres mëson se ish-lojtari i njohur i shumë skuadrave të Superiores, por edhe Kombëtares sonë, do të drejtojë skuadrën e Erzenit për pjesën e mbetur të sezonit.
Pas takimit që është zhvilluar mediton e sotme palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe Dede do të nisë menjëherë nga puna me skuadrën e tij, pas largimit të Dorjan Bueqit.
Dede është edhe trajner i Kombëtares së të rejave të femrave, pozitë që do të vijojë ta mbajë.