Zyrtare, në mars përballemi me Norvegjinë

Më 26 mars do të zhvillohet në “Elbasan Arena” takimi miqësor mes përfaqësueses sonë dhe asaj të Norvegjisë. Marrëveshja është zyrtare mes dy federatave dhe ka mbetur për t’u publikuar vetëm orari i ndeshjes.

Ishte një datë e lirë për ndeshje miqësore dhe  do të shërbejë si një test serioz për ekipin e drejtuar nga Kristian Panuçi, duke qenë se përballë është një kombëtare goxha e rëndësishme.

Me Norvegjinë kemi njohje të vjetra.  Sfida e parë kundër skuadrës norvegjeze daton në vitin 1998 në Oslo dhe ka përfunduar në barazim 2-2. Në total Shqipëria është ndeshur 4 herë më skandinavët, duke fituar një herë me gol spektakolar të Salihit në Norvegji, ka barazuar 2 herë dhe është mundur një herë.

Në fund të janarit Shqipëria do të njohë edhe kundërshtarët e saj në grup për kompeticionin e ri që nis në shtator, UEFA Nations League. Ky kompeticion do të zhdukë miqësoret dhe do të jetë një rrugë e mirë për të shkuar në Europian.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *