Zyrtare/ Në Francë besojnë te aftësitë e Qazim Laçit, lojtari shqiptar firmos kontratën 3-vjeçare

Qazim Laçi do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit francez, Ajaccio. Mesfushori i talentuar ka treguar mjaft vlera në radhët e klubit nga Korsika, duke marrë vendin e titullarit në skuadër. Ish-kapiteni i Shpresave të Shqipërisë u bashkua me Ajaccio në vitin 2018, ku erdhi nga klubi i njohur grek i Olimpiakos, duke spikatur në fushën e lojës.

Për këtë arsye drejtuesit e ekipit francez kanë vendosur t’i besojnë lojtarit 24-vjeçar, duke i ofruar një kontratë 3-vjeçare. Laçi ka hedhur firmën e tij në këtë marrëveshje, për të mbajtur kështu fanellën e Ajaccio deri në vitin 2023. Skuadra e mesfushorit shqiptar e mbylli në vendin e 3-të kampionatin Ligue 2 të pa përfunduar për shkak të pandemisë. Këtë sezon synimi është për të siguruar një biletë në elitë dhe për këtë objektiv nevojitet edhe ndihma e Qazim Laçit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *