Ibrahimoviç më në fund rinovoi me Milanin pas një vargu të gjatë bisedimesh mes tij dhe skuadrës kuqezi. Problem mesa duket ishte paga e lojtarit, por të dyja palët ka rënë dakord për një shifër prej 6 milionë eurosh. Sot suedezi ka zbarkuar në Milano dhe menjëherë është hedhur në fjalët e tij legjendare.
“Nuk jam këtu për të qenë lodër”- ishin fjalët e Ibrahimoviçit sapo mbërriti në Milanelo. Objektivi i Milani këtë sezon është të arrijë zonën Champions, por sulmuesi 38 vjeçar siç është shprehur edhe në media, kërkon të fitojë titullin e 10-të me fanellën e kuqezinjve./Elio Hajdari-Sport Ekspres/