Enis Çokaj është transferuar në elitë ne Greqisë. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka lënë Lokomotivën e Zagrebit për të nisur një aventurë të re me fanellën e Panathinajkosit. Lojtari 23-vjecar ka firmosur me skuadrën helene deri në vitin 2026.
Panathinajkosi është një nga klubet më të njohura të Greqisë, ku ka një histori të sukseshme dhe një traditë të madhe. Ndërkohë, Enis Çokaj ishte një nga elementet kryesore të Lokomotivës së Zagrebit, ku ka spikatur me lojën e tij në mesfushë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/