Merkatoja e janarit nis me largime në radhët e Kukësit. Verilindorët kanë zyrtarizuar ndërprerjen me mirëkuptim të kontratës me mbrojtësin e skuadrës. Megjithëse erdhi me bujë në verë, Kenan Horiç largohet pas vetëm disa muajsh nga radhët e nënkampionëve të Shqipërisë. Futbollisit boshnjak shihej si një përforcim me vlera për Kukësin, që synonte të zëvendësonte me të largimin e Obanorit.
Megjithatë ditën e sotme klubi njofton përmes faqes zyrtare ndërprerjen e kontratës mes palëve dhe Horiç që nga ky moment është një lojtar i lirë dhe mund të nisë bisedimet me këdo ekip që dëshiron për të vijuar të ardhmen e tij në futboll./Halit Delibashi-sport Ekspres/
Njoftim i klubit!
Futbollisti Kenan Horic nuk është më pjesë e klubit të Kukësit. Pas një diskutimi mes palëve, është arritur marrëveshja e dyanshme për të ndërprerë këtu bashkëpunimin. Horic u bë pjesë e skuadrës sonë në merkaton e verës dhe zhvilloi disa ndeshje me ekipin në Europë e kampionat. Klubi i uron mbrojtësit suksese në të ardhmen dhe e falënderon për kontributin e dhënë. Faleminderit Kena