Zyrtare/ Merkato brenda “Abissnet Superiore”-s, Tirana i shet mesfushorin klubit Dinamo

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Tirana ka njoftuar sot largimin e Klevi Qefalisë nga kampi bardheblu. Klubi kryeqytetas ka komunikuar përmes faqes zyrtare në “Facebook” se ka arritur marrëveshjen me Dinamon për transferimin e mesfushorit. Dinamovitët kanë kryer merkato brenda “Abissnet Superiore”-s, duke afruar në skuadër një talent të dalë nga akademia e Tiranës, i cili është shpallur edhe kampion me bardheblutë në të shkuarën.

“Faleminderit Klevi Qefalija! KF Tirana njofton se ka arritur marrëveshjen me klubin e FC Dinamo City për transferimin e mesfushorit Klevi Qefalija. Mesfushori 20-vjeçar ka qenë pjesë e akademisë së Tiranës që nga viti 2018, teksa në vitin 2022, ai u shpall kampion me ekipin e parë. Klubi i Tiranës falënderon Qefalinë për kontributin e dhënë me fanellën bardh’ e blu dhe i uron suksese në aventurën e re”, ka njoftuar klubi Tirana./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *