Zyrtare/ Mbrojtësi shqiptar bëhet shok skuadre me Dokën, klubi hungarez: Një nga më të mirët e sezonit të shkuar

Herdi Prenga ka ndërruar skuadër. Futbollisti shqiptar u largua nga radhët e Kisvardës, por ka vendosur që karrierën ta zhvillojë po në Hungari. Lojtari ka firmosur me Budapest Honvedin, ku do të jetë shok ekipi me Albi Dokën. Lajmin e bën të ditur vetë klubi përmes faqes zyrtare në “Facebook”.

“Konfirmimi i katërt veror i klubit tonë, Herdi Prenga, një nga mbrojtësit më të mirë të brendshëm të sezonit të kaluar të NB I. E mirëpresim me dashuri në Kispest dhe i urojmë fat në Honvéd”, shkruan klubi i Budapest Honvedit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *