Marash Kumbulla është transferuar në Barcelonë, atje ku do të mbajë veshur fanellën e Espanjolit. Klubi spanjoll ka arritur marrëveshjen me Romën për të huazuar mbrojtësin shqiptar deri në fundin e sezonit të ardhshëm. Për të kanë qenë të interesuara edhe skuadra si Parma dhe Empoli, por duket se një përvojë e re jashtë Italisë e ka joshur më tepër.
Transferimi është zyrtarizuar edhe nga vetë klubi Espanjol. Bardheblutë kanë njoftuar opinionin sportiv përmes një videoje të shpërndarë në llogarinë zyrtare në “Twitter”, ku shfaqet Marash Kumbulla duke prezantuar veten e tij në gjuhën katalanase./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? El seu primer ‘announce’ ? pic.twitter.com/szDb77NgmZ
— RCD Espanyol de Barcelona (@RCDEspanyol) August 17, 2024