ZYRTARE/ Manaj mbetet në Spanjë, firmos sërish në Segunda

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Rey Manaj do ta vijojë karrierën në Spanjë, pas një sezoni aspak pozitiv te Granada.

Aventura e parë spanjolle shkoi keq dhe Manaj nuk u ambientua dot te Granada, por Interi i ka gjetur sistemim sërish në divizionin e dytë spanjoll, sepse sot ia ka shitur Albasetes, raporton “gianlucadimarzio.com”.

Për 21-vjeçarin kontratë 5-vjeçare, që do të thotë që shkëputet nga Interi, por klubi zikaltër ka ruajtur të drejtën e riblerjes, nëse sulmuesi e bind. Shifrat që përfiton Interi dhe paga e Manajt janë ende të papublikuara.

Sezonin e fundit Albasete me vuajtje mbijetoi në Segunda, ndërsa Manaj shpreson të luajë rregullisht, për të treguar sa vlen dhe për të shënuar gola me peshë për klubin dhe për vete.

Pasditen e sotme edhe Albasete e zyrtarizoi blerjen e sulmusit shqiptar, që tashmë nis një sezon me shumë rëndësi për karrierën e tij, sepse duhet të tregojë që është rritur si futbollist dhe është gati të shpërthejë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online