Zyrtare/ Makineria e Klopit bëhet e papërmbajtshme, vjen edhe klasi i Bajerni të Mynihut

Thiago Alkantara nuk është vetëm një futbollist i thjeshtë, por një ndërthurje mes spektaklit, “trurit” të ekipit dhe një nevoje jetike për çdo trajner dhe për syrin e shikuesve të thjeshtë. Mënyra sesi interpretohet loja prej tij dhe pasimet e klasit të lartë që ofron për shokët e skuadrës e veçojnë tërësisht nga pjesa tjetër.

Këto kualitete që janë të kalibrit të lartë do të përdoren tashmë nga Jurgen Klop, për ta kthyer Liverpulin në një makineri të papërmbajtshme. Ndoshta ishte kjo lëvizja e vetme që e pengonte skuadrën angleze për t’u quajtur e kompletuar.

Që të mbërrinte deri në këtë moment, Liverpuli ka paguar rreth 22 milion euro për të transferuar Alkantaran nga Bajerni dhe 7 milionë bonuse. Një tjetër futbollist i nivelit të lartë që thithet nga “Premier League”, me kampionatin anglez që shndërrohet në arenën e yjeve për sezonin e ardhshëm. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online