Zyrtare/ Luhatej mes ekstremeve te Peskara, ish-portieri i Teutës prezantohet në ekipin e ri në Itali

Elhan Kastrati e ka gjetur ekipin e ri në Itali, ndërsa është zyrtarizuar lëvizja te Trapani në Serinë B. Disa hapa pas për portierin shqiptar, pasi skuadra aktuale ndodhet në vendin e parafundit. Më herë ishte pjesë e Peskarës, atje ku gjithmonë luhatej mes ekstremeve.

Nga pritjet shpëtimtare që e kthenin në hero, tek gafat e kryera. Në disa raste ka ndodhur që të pres penallti dhe të gabojë në raste të tjera. Pikërisht për këtë arsye është menduar edhe largimi i lojtarit që më parë ka qenë pjesë e Teutës në Shqipëri. Vetë klubi italian ka bërë zyrtarizimi në faqen zyrtare, atje ku pritet që të ketë të sigurt vendin e titullarit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *