Dikur te Tirana dhe Partizani, Hysenbelliu: Paraja nuk është gjithçka, u operova te doktori që merret me lojtarë të Juventusit

Fatmir Hysenbelliu është një emër i njohur për tifozët shqiptarë, pasi më parë ka qenë pjesë e ekipeve të kryeqytetit si Tirana, Partizani apo Dinamo. Megjithëse në dëshirën e tij për t’u kthyer në futbollist me peshë në elitën e Shqipërisë, nuk ka arritur të lërë gjurmë.

Së fundmi Hysenbelliu është shfaqur në emisionin që drejton Rudina Magjistari. Atje ka bërë një rrëfim të gjatë për jetën e tij, për një ëndërr të prerë dhe një tjetër të nisur, minifutbollin. Gjithashtu nuk kanë munguar edhe fjalët motivuese, duke treguar se paraja nuk është gjithçka në ditët e sotme, megjithëse faktikisht rezulton krejt e kundërta. Por jo për Hysenbelliun, ndërsa tregon se operimin pas një dëmtimi e ka kryer te doktorët që janë marrë me yjet e Juventusit dhe Bajernit sipas asaj që raporton “Balkanëeb”.

“Unë e kam lënë futbollin si profesionist para 5 vitesh. Tani luaj një sport tjetër që quhet minifutbolli. Të merr më pak kohë. Luhet 6 kundër 6. Nuk është aq popullor, por ka Kombëtaren e vet. Ekipi më i mirë shqiptar shkon luan me ekipe të tjera Europiane, që kanë dalë kampion. Ekipi jonë këtë vit doli në vend të katërt në rang Europian”.

Në kompeticionin e fundit me Kombëtaren, u dëmtova në ndeshjen ndaj Kroacisë, u dëmtova në gju. Në dhjetor kam operuar kroçatin dhe meniskun. Rikuperimi zgjat minimumi 6 muaj. Në gjendje shtrati kam ndenjur 5 ditët e para. Operacionin e kam bërë në Austri. Duhet të stërvitesh intesivisht që qoftë se duhet të kthehesh sërish. Doktori që kam bërë operacion ka qenë një nga më të mirët në Europë, ka operuar lojtarë të Juventusit dhe Bajernit. Kur nuk je mirë fizikisht e trajnon truri që të kthehesh më i fortë. Iu ka ndodhur shumë futbollistëve që të kthehen më të fortë.

Futbollin e kam pasion. Pasioni është diçka tjetër, biznesi diçka tjetër. Po mundohem të gjej diçka të ndërmjetëm mes pasionit dhe biznesit. Dua të jem gjithmonë i pari, jo vetëm për të kaluarën radhën”.

Në kompani jam unë dhe motra ime. Ajo ka mbaruar për financë unë për menaxhim biznesi. Kur je në atë rol e kalkulon vetë kohë. Babai na ka lënë shumë liberal. Na ka dhënë besim. Koha që shpenzoj në zyrë është 9 me 10 deri në 4. Qetësohem 1 orë, pastaj stërvitem, për rikuperimin e gjurit. Është parashikuar që në fund të korrikut, fillimin e gushtit të jem gati. Duhet të kesh shumë durim. Këshilla më e mirë që më ka dhënë babai është të kesh besim në vetvete, mos dëgjosh energjitë negative. Ti bësh gjërat saktë dhe të flesh mirë natën. Të jesh i ndershëm. Kjo është këshilla më e rëndësishme që ai më ka dhënë.

Sot nuk është e rëndësishme paraja, por ideja. Paraja nuk është gjithçka. Rëndësi ka që të kesh idenë. Se mund të japin disa para dhe i humb. Duhet një ide e forte”, ka thënë Hysenbelliu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online