Zyrtare/ Luajti 7 ndeshje, fitoi 5 trofe dhe fitoi 200 milionë dollarë! Nejmari largohet nga Arabia dhe kthehet në shtëpi

Nejmari i ka befasuar të gjithë me vendimin e tij të fundit. Lojtari ka vendosur të kthehet në shtëpi. Braziliani do të jetë futbollist i Santosit, ekipit në të cilin nisi karrierën e tij profesioniste. Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti i klubit.

Nejmari u transferua për shifrën e afërsisht 100 milionë dollarëve në radhët Al Hilalit, kur deri më tani ka arkëtuar më shumë se 200 milionë dollarë. Një shifër stratosferike, duke marrë në konsideratë faktin se 32-vjeçari ka luajtur vetëm 7 ndeshje që nga vera e 2023-shit e deri më sot. Nejmari e kaloi pjesën më të madhe të kohës jashtë fushës për shkak të dëmtimit të rëndë që pësoi. Megjithatë, pavarësisht faktit se në fushë zbriti vetëm 7 herë, braziliani mori në duart e tij 5 trofe gjatë qendrimit të tij te Al Hilali./Sport Ekspres/