Tashmë është zyrtare. Luis Hasa është lojtar i Napolit. Mesfushori me origjinë shqiptare ka lënë Leçen pas vetëm pak muajve, duke u transferuar drejt skuadrës napoletane. Është vetë klubi i Napolit që ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me 21-vjeçarin përmes kanaleve të veta zytare në rrjetet sociale.
Përflitet se klubi italian ka paguar një shifër prej 500 mijë eurosh për të siguruar kartonin e Hasës. Ky i fundit më herët ka qenë pjesë e Juventusit, ku ka luajtur për ekipin e dytë të bardhezinjve. Ndërkohë në rang Kombëtaresh, Hasa është pjesë e moshave të Italisë, por ekziston ende mundësia për të veshur fanellën kuqezi të Shqipërisë./Sport Ekspres/
Luis is proud to be one of us ?
? #ForzaNapoliSempre | #ProudToBeNapoli | #WelcomeHasa pic.twitter.com/JroGlsYAio
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) January 8, 2025