Ashtu siç pritej llogjikisht dhe u tha edhe nga ana e presidentit të UEFA-s, Ceferin, FIFA ka shtyrë përfundimisht Botërorin e Klubeve. Frika e vetme për vazhdimin e këtij turneu të ri ishin miliardat në lojë me Kinën, vendin që do të pres këtë kompeticion.
E parashikuar për t’u zhvilluar në mesin e vitit 2021, por kjo binte ndesh me kalendarin, pasi gjatë kësaj periudhe lojtarët do të jenë të angazhuar me Europianin që u shty së fundmi. Njëkohësisht një vendim shtyrje ka marrë edhe Copa America, për shkak të situatës që u krijuar nga Koronavirusi. Tashmë sipas asaj që raportohet nga ana e FIFA-s, nuk ka ende një datë të përcaktuar për të vazhduar Botërorin e klubeve, por do të luhet në fundin e vitit të ardhshëm ose në mesin e vitit 2021-2022 dhe sërish në Kinë. /Sport Ekspres/