Zyrtare/ Loja e pisët e Simeones përfundon, Atletiko i paguan Barcelonës milionat për Grizmanin: I lumtur aty ku dua të jem

Tashmë Simeones nuk i duhet të shikojë orën për të futur në fushë Antuan Grizmanin. Loja e pisët për ta aktivizuar më pak se 30 minuta ka përfunduar. Palët kanë gjetur akordin, teksa Atletiko i paguan milionat e kërkuar Barcelonës. Shifra prej 40 milionë eurosh është ulur në 20 milionë të tilla, plus 2 milionë euro të tjera shtesë.

Antuan Grizman është tashmë zyrtarisht lojtar i Atletikos së Madridit, me të cilët ka firmosur deri në vitin 2026. “I lumtur të je maty ku dua të jem”, ka shkruar sulmuesi francez në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *