Sabien Lilaj firmos në Azerbajxhan dhe transferohet te Gabala.
Mesfushori i Skënderbeut ishte në fund kontrate me klubin korçar dhe priti me qetësi çfarë do të ndodhte më Skënderbeun. Tani që klubi korçar ka mbetur jashtë Europe, Lilaj është i lirë, pasi kontrata e tij nuk mund të paguhej me shifrat e zakonshme.
Tani Lilaj shkon te Gabala, duke firmosur një kontratë 1+1.
Bëhet fjalë për një klub të pasur, një ndër më të mirët në Azerbajxhan, që synon çdo vit të bezdisë Karabakun e Ansi Agollit.
Lilaj ka luajtur edhe te Lokomotiva e Zagrebit në sezonin 2011/2012, ndërsa prej vitit 2012 është bërë pjesë e Skënderbeut, duke fituar 5 herë titullin kampion, si dhe duke fituar kupën, ndërkohë që ishte pjesë e sukseseve madhore të Skënderbeut në kupat e Europës. Edhe në kombëtare Lilaj ka qenë anëtar i rregullt, duke qenë ndër të paktët lojtarë të Superiores që është grumbulluar rregullisht.