Gentian Mezani nuk do të jetë më trajner i Laçit. Klubi kurbinas ka zyrtarizuar mbrëmjen e sotme shkarkimin e trajnerit vlonjat. Lajmin e përcjell vetë klubi i Laçit përmes faqes së vetë zyrtare në “Instagram”. Një njoftimin e bërë, theksohet se shkak për këtë vendim kanë qenë rezultatet e dobëta të Mezanit. Kujtojmë se ky i dyti është trajneri i dytë që shkarkohet këtë sezon nga bardhezinjtë për shkak të mungesës së rezultateve.
“KF Laçi ka vendosur të shkarkojë trajnerin Gentian Mezani për shkak të rezultateve të arritura. Në 15 ndeshje në kampionat skuadra u mund 8 herë dhe mori një barazim, ndërsa u eliminua edhe në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Klubi është i angazhuar që ekipi të rikthehet menjëherë te rezultatet pozitive”, ka njoftuar klubi Laçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
View this post on Instagram