“Silvinjo po bën atë që po bëjmë ne te Partizani”, Kolela flet për problemin e kuqezinjtë: Kërkojani një herë tifozëve shqiptarë të duartrokasin kur humbin 4-0!

Xhovani Kolela ka dhënë një intervistë për emisionin “Sport News” në “News 24”, ku ndër të tjera ka folur edhe për Kombëtaren shqiptare. Trajneri i Partizanit është i mendimit se kuqezinjtë mund të ndërtojnë një grup cilësor, por duhet të ndryshojnë mentalitetin për të pasur sukses. Për të mbështetur këndvështrimin e tij, ka bërë një krahasim me Kombëtaren e Skocisë.

“Shqipëria ka mundësinë të ndërtojë një grup me cilësi, me cilësi të mirë. Por kjo nuk do të thotë se do të kesh një përfaqësuese të fortë. Të kesh një përfaqësuese të fortë është diçka tjetër. Unë jam i bindur se Silvinjo po përpiqet të sjellë një mentalitet të ri, të ndryshojë diçka. Pak a shumë atë që po përpiqemi të bëjmë ne te Partizani këtë vit. Të bëjmë një skuadër ndryshe, më të re, mbase më pak brilante.

Ju jap një shembull. Po shihja ndeshjen Skoci-Spanjë. Skocia, në këndvështrimin tim, është më pak e fortë se Shqipëria, por fitoi 2-0 me Spanjën. Ku është diferenca? Skocia luan gjithmonë në të njëjtën mënyrë, të gjithë duartrokasin. Fitojnë 2-0, duartrokasin. Humbin 4-0, duartrokasin. Kërkoja tifozëve shqiptarë të duartrokasin kur humbasin 4-0, apo atyre italianë. Kjo është diferenca, mentaliteti“, ka thënë Xhovani Kolela./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online