Zyrtare/ Laçi nuk humbet kohë, kurbinasit prezantojnë trajnerin e ri në krye të pankinës

Ecuria e dobët në këtë fillim kampionati i kushtoi stolin malazezit Vukiçeviç. Ky i fundit nuk arriti të qendrojë gjatë në krye të pankinës kurbinase, në të cilën nga nesër do të ulet një tjetër trajner. Laçi ka zyrtarizuar sot timonierin e ri të skudrës. Roli i trajnerit i është besuar një emri me eksperiencë të madhe në kampionatin shqiptar si Mirel Josa.

“Klubi ynë ka arritur marrëveshjen me Mirel Josën. Eksperienca e tij besojmë se do të ndihmojë skuadrën tonë për të përmbushur objektivat sezonalë. Mirësevjen ne familjen bardh e zi Profesor Mireli”, njofton klubi kurbinas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *