Zyrtare/ Laçi nuk humb kohë, prezanton një malazez për të zëvendësuar Duron

Laçi dhe Duro i dhanë fund bashkëpunimit të frytshëm. Pas arritjes së objektivave në kampionat si dhe paraqitjeve mjaft pozitive në Ligën e Konferencës, klubi kurbinas njoftoi largimin e trajnerit të njohur shqiptar nga stoli i tyre. Skuadra bardhezi nuk ka humbur kohë dhe ka prezantuar menjëherë timonierin për sezonin e ardhshëm.

Një malazez do të zëvendsojë Duron, teksa Dejan Vukiçeviç ka firmosur ditën e sotme për Laçin. Lajmin e ben të ditur vetë klubi përmes faqes së vetë zyrtare në “Instagram”. Vukiçeviç më parë ka drejtuar skuadra si Zeta, Vojvodina, Dacia Kishinau, Ventpils, ndërsa aventura e fundit daton në vitin 2019 me Feronikelin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *