Zyrtare/ Laçi bën goditjen në mesfushë, prezanton me fanellën e re lojtarin e Kombëtares së Nigerisë

Laçi ka zyrtarizuar sot afrimin më të ri në skuadër. Klubi kurbinas ka prezantuar përmes faqes zyrtare në “Instagram“ goditjen e madhe në mesfushë, një repart ku janë shfaqur mjaft mungesa për këtë sezon. Mikel Babatunde do të jetë futbollisti i bardhezinjve për të paktën një sezon. Lojtari në fjalë më parë ka mbajtur veshur edhe fanellën e Kombëtares së Nigerisë. Ndërkohë bashkë me Babatunden, Laçi ka prezantuar edhe fanellat e reja për sezonin 2022/23, që kanë një ngjashmëri të madhe me unifromën e Juventusit.

“Micheal Babatunde është zyrtarisht lojtar i skuadrës tonë, pas hedhjes së firmës mbi kontratë. Mesfushori me tipare sulmuese ka qenë edhe pjesë e kombëtares së Nigerisë në të shkuarën. Ai ka pozuar sot me uniformën e re, të sezonit 2022-23”, njofton klubi i Laçit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF.LAÇI (@kflaci.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *