Zyrtare/ La Botoshanin dhe u transferua në Turqi, mbiemri Papa bën klubin të kërkojë mirëkuptimin e tifozëve

Enriko Papa është zyrtarizuar këtë mbrëmje në radhët e Çajkur Rizesporit. Ish-kapiteni i Botoshanit u largua nga Rumania pas shumë vitesh për të nisur një aventurë të re në Turqi. Mesfushori ka firmosur për dy vite me Rizesporin dhe është vetë klubi që bën me dije lajmin. Por ajo që bën më tepër çudi në zyrtarizimin e lojtarit është fakti se Çajkur Rizespori i kërkon mirëkuptimin tifozëve muslimanë dhe Xhamisë për shkak të mbiemrit Papa.

“Mirësevjen Enriko Papa. Klubi ynë i Çajkur Rizesporit nënshkroi me Enriko Papën. Mesfushori 29-vjeçar firmosi një kontratë që e mban të lidhur me jeshilblutë për 2 vite. I urojmë suksese. E lajmëruar me respekt për Xhaminë dhe opinionin tonë publik”, shkruhet në deklaratën e klubit në “Facebook”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online