Zyrtare/ Kukësi prezanton dy afrimet e reja, ish-mesfushori i Leicesterit vihet në urdhërat e Gegës

Kukësi ka zyrtarizuar sot dy transferimet më të reja në skuadër. Klubi verilindor prezanton ndjekësit përmes faqes zyrtare në “Facebook” me dy mesfushorët që nga nesër do të jenë në urdhërat e Skënder Gegës. Laurenc Xheka ka firmosur për 3 sezone me kuksianët dhe e njeh mirë kampionatin shqiptar, teksa më parë ka luajtur me Teutën e Kastriotin, ndërsa së fundmi ka qenë pjesë e Korabit. Ndërkohë afrimi tjetër quhet Layton Ndukwu, i cili ka firmosur për 2 sezone dhe është formuar te klubi i Premier League-s, Leicester City.

“Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori Laurenc Xheka dhe mesfushori anglez Layton Ndukwu janë zyrtarisht futbollistë të skuadrës sonë! Xheka ka firmosur me klubin tonë për 3 sezonet e ardhshme, ndërsa Layton ka firmosur për dy sezone. 22-vjeçari Xheka vjen te Kukësi nga ekipi i Korabit, teksa në të shkuarën ka luajtur edhe për Kastriotin e Teutën.

Nga ana tjetër Layton ka luajtur në kampionatin anglez, duke qenë një prodhim i akademisë së Leicester City, teksa ka debutuar edhe me ekipin e parë. Në të shkuarën, 23-vjeçari ka qenë pjesë e moshave të Anglisë. Klubi i Kukësit ju uron mirëseardhje futbollistëve Laurenc Xheka dhe Lyton Ndukwu dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë”, ka njoftuar klubi i Kukësit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *