Zyrtare/ Kukësi bën merkato në Brazil, sulmuesi jep premtimin: Së bashku fitojmë trofe, më kanë thënë fjalë të mira

Kukësi ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm dhe Pero Pejiç është duke punuar këtë merkato për të pasuruar organikën e klubit. Verilindorët kanë zyrtarizuar ditën e sotme përforcimin që vjen nga Brazili, Vitor Feijaon, 24-vjeçari që më parë ka luajtur në kampionatin e vendlindjes së tij. Sulmuesi nga Amerika e Jugut ka thënë fjalët e tij të para si lojtar i Kukësit, teksa ka premtuar për të fituar trofe së bashku me skuadrën.

“Erdha te Kukesi pas interesimit qe klubi tregoi per mua. Fola me futbollistin Erick Flores i cili ka qene pjese e ekipit ne pare dhe me tha fjale te mira per klubin dhe mendoj se eshte nje mundesi e mire per mua per te luajtur ne Europe. Shpresoj te jap me te miren per Kukesin dhe se bashku te fitojme trofe. Eshte nje aventure emocionuese per mua per faktin qe luaj per here te pare ne kontinentin Europian“, ka thënë Vitor Feijao./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *