Zyrtare/ Konfirmohet lajmi i “Sport Ekspres”, David Domgjoni shkon te Menemespori

“Sport Ekspres” ka raportuar pak orë më parë për mbylljen e marrëveshjes mes David Domgjonit dhe Menemesporit. Futbollisti i ka kryer testet mjekësore te skuadra turke dhe ka shkuar atje falë menaxherit shqiptar, Rrahman Kice.

I njëjti menaxher ky që ka pasur në menaxhim dhe ka ngritur në karrierë Vedat Muriqin, por njëkohësisht edhe Gentian Selmanin, që u transferua nga Laçi te Menemespori. Tashmë është momenti që David Domgjoni të tregojë vlerat e tij edhe jashtë Superiores. Ky transferim është zyrtarizuar, ndërsa lojtari ka pozuar edhe me stemën e klubit të ri. Mbrojtësi 22-vjeçar e ka nisur karrierën e tij si profesionist te Tirana, për të kaluar te Kastrioti, Liria dhe ekipi i fundit ka qenë Laçi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online