Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka zhvilluar një mbledhje ditën e sotme, ku është diskutuar fati i kompeticioneve që janë në dorën e qeverisë europiane të futbollit. Sa i përket Champios dhe Europa League të këtij sezoni, UEFA nuk ka bërë surpriza dhe ka votuar planin që prej disa ditësh është bërë i njohur edhe në media.
Do të ketë një “Final 8” për vendosur fituesin e kompeticionit më prestigjoz për klube, Champions League. Takimet do të luhen në Lisbonë dhe do skuadrat do të ndeshen vetëm një herë me njëra-tjetrën, ndërsa finalja do të zërë vend më 23 gusht. Ndërkohë Europa League do të zhvillohet në Gjermani, nga ku do të dalë edhe emri i ekipit fitues./Halit Delibashi-Sport Ekspres/