Zyrtare/ Koka bën dhe koka pëson! Zhegrova me talentin e madh të hedhur në kosh, edhe Bazeli “i vë fshesën”

Edon Zhegrova është një prej atyre lojtarëve që ngjallë dashuri ose urrejtje, të mesme nuk ka me të. Madje edhe vetë mes tifozëve shqiptarë, ku ka nga ata që e adhurojnë, e të tjerë që nuk mund ta harrojnë “talljen” që kërkoi të bënte në vëllazëroren ndaj Shqipërisë, duke tentuar pak “freestyle” teksa ishte Kosova duke fituar.

Por nëse dalim në një konkluzion, padyshim që ky lojtar ka talent të madh. E megjithatë kjo nuk është e mjaftueshme, aspak. Karriera e këtij lojtari është në zbritje, megjithëse këto duhej të ishin ende hapat e parë.

Teksa ishte pjesë e Genk dhe ndodhej në vendin e parë në Belgjikë, u përfolën interesime për të edhe nga skuadrat më të mëdhaja në Europë. Por loja individualiste dhe spektakli që kërkon duke e tepruar shumë, bëri që edhe në Belgjikë ta largonin për te Bazeli, jo me një ndarje të bukur.

Zviceranët kishin mundësi që ta blinin kartonin e këtij lojtari deri në 31 mars, ashtu siç pohon edhe vetë menaxheri i Zhegrovës, por kjo nuk ndodhi. Pra sulmuesi i Kosovës është zyrtarisht i larguar nga Bazeli në merkaton e verës dhe do të kthehet te Genk. Ndërkohë me shumë mundësi edhe këta të fundit do të kërkojnë që ta largojnë me një tjetër transferim. Djaloshi duhet të zgjodhet, sa më shpejtë, “Instagrami” dhe “Freestyle” që i dashuron aq shumë, janë vetëvrasja më e shpejtë për karrierën e një lojtari. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online